Presidenca: Akt tinzar i Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve

Presidenca ka reaguar sot për konfliktin mes banorëve dhe policisë së shtetit në zonën e Bregut të Lumit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi e ka cilësuar të papranueshëm përdorimin e gazit lotsjellës nga policia kundër banorëve.

“Presidenti i Republikës, Meta e ka ndjekur me shumë shqetësim situatën konfliktuale të dy ditëve të fundit të krijuar në Tiranë për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve publike për prishjen e banesave, me qëllim realizimin e projektit të zgjatimit të Bulevardit të Ri, në zonën e quajtur “Bregu i Lumit”. Në lidhje me këtë situatë të krijuar, Presidenti Meta shprehet shumë i shqetësuar mbi sjelljen e autoriteteve publike për të ndërhyrë përtej çdo lloj logjike njerëzore, si dhe për përdorimin e forcave të Policisë së Shtetit për të ndërhyrë në banesa në mënyrën brutale dhe aspak profesionale”,- thuhet në reagimin e Presidencës.

SHKARKO APP