Presidenti? 67 për qind e Evropës e zgjedh direkt nga populli

Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) dhe database http://www.politike.al risjell në vëmendje praktikat evropiane të zgjedhjes së kryetarit të shtetit (Presidentit të Republikës), si dhe argumentet në debatin mbi ndryshimet e mundshme kushtetuese edhe në Shqipëri. Në vendin tonë, ka një sistem të përmbysur hierarkie: Presidenti që është kryetar shteti zgjidhet me 71 vota, Avokati i Popullit që ka rol honorifik zgjidhet me 84 vota, 13 më shumë sesa drejtuesi i piramidës shtetërore..!??

Zgjedhja e presidentit është kthyer përsëri në temë e debatit politik në Shqipëri. Disa muaj më parë ishte nisma e tre Presidentëve (Moisiu – Meidani – Topi) që përmes një letre publike adresuar edhe Komisionit të Reformës propozuan nevojën e kalimit nga zgjedhja indirekte në zgjedhje direkt të Presidentit. Zgjedhjet e Presidentit të ri do të duhet të zhvillohen në maj – prill 2017, dhe me 24 korrik 2017 Presidenti i zgjedhur merr detyrën deri më 24 korrik 2022.

Në 67% të vendeve evropiane Presidenti i Republikës zgjidhet direkt nga qytetarët. Konkretisht, në 23 vende zgjidhet direkt (nga qytetarët) dhe në 11 vende zgjidhet indirekt (në parlament).

Nisma e fundit e ndërmarrë në Kuvend është pozitive, por dukshëm nuk ka një vullnet politik për ndryshimin e zgjedhjes. Dy partitë e mëdha politike zyrtarisht janë shprehur për ruajtjen e formulës aktuale të zgjedhjes së Presidentit, partitë e tjera nuk kanë rol parlamentar vendimmarrës. Nga faktori ndërkombëtar, misioni i BE është shprehur pro zgjedhjes direkt të Presidentit, 7 vende anëtare të BE janë gjithashtu pro, të tjerat kundër apo për zhvendosje të debatit në një fazë tjetër vite më vonë!

Lexoni këtu raportin e plotë:

Me poshte gjeni raportin me te dhena te plota:

presidenti populli

SHKARKO APP