Regjistrimi audio i Maradonës: Vajzat e mia hajdute, nuk u lë pasuri!

Prezantuesja e njohur italiane, Barbara d’Urso, ka publikuar detaje tronditëse mbi jetën private të Diego Armando Maradonës. Ajo transmetoi ekskluzivisht në emisionin “Pomeriggio 5” audion që “El Pibe de Oro” i dërgoi avokatit të vet, Matias Morla, disa muaj më parë.

Maradona shfaqet i tërbuar, sepse motrat e tij nuk ishin ftuar në dasmën e vajzës së madhe, Dalma.

“Nuk do të shkoj në dasmë dhe nuk do t’u lë pasuri vajzave të mia, sepse janë hajdute. Do të jap gjithçka për bamirësi. Atyre duhet t’u vijë turp. Motrat e mia i ushqyen vajzat ishin të vogla, ato nuk e meritojnë këtë”, – dëgjohet Maradona teksa i flet avokatit të tij.

Pas vdekjes së Diegos, lufta për trashëgiminë e pasurisë së tij vazhdon të jetë më e ashpër se kurrë.

SHKARKO APP