Rritja e çmimeve, Ambasadori Soreca: Të mbrohen familjet dhe bizneset e vogla, BE do t’ju mbështesë!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka folur nga Erseka për situatën e krijuar në Shqipëri si pasojë e rritjes së çmimeve. Ai deklaroi se është i vetëdijshëm për shqetësimin e qytetarëve duke shtuar se është shumë e rëndësishme të mbrohen familjet dhe bizneset e vogla.

Ai shtoi se kjo vjen për shkak të luftës por jo për shkak të sanksioneve që janë vendosur. Soreca theksoi se BE do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë për ta ndihmuar ashtu si ka bërë edhe gjatë krizave që ka kaluar 4 vitet e fundit.

Jam plotësisht i vetëdijshëm për shqetësimin e Shqiptarëve për rritjen e çmimeve të shportës dhe karburantit është shumë e rëndësishme të mbrohen familjet dhe bizneset e vogla por siç e thatë edhe ju vjen për shkak të luftës dhe jo sanksioneve që janë vendosur, BE do vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë për ta ndihmuar atë ashtu siç ka bërë edhe gjatë dy krizave që ka kaluar Shqipëria gjatë 4 viteve të fundit siç ishte tërmeti apo pandemia.

Ju ndoshta e dini që 250 milion euro i ka dhënë BE Shqipërisë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit për pandeminë. Në rast se lufta do të vazhdojë gjithashtu BE do të vijojë me asistencën e tij”, u shpreh ai.

SHKARKO APP