Safet Gjici ankimon vendimin, kërkon të dalë nga qelia

Placeholder Image

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit e cila dha vendimin për të qëndruar në qeli. Shkalla e Parë ka vendosur se ai do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

Mirëpo këtë të shtunë bëhet me dije se avokati mbrojtës i Safet Gjicit ka bërë rekurs të vendimit duke kërkuar një masë më të butë sigurie.

Aktualisht, ish-kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” është me masë sigurie “Arrest në burg”. Më 16 qershor, në media rrodhi një material video në të cilin Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie intime në zyrë.

Disa orë më vonë, ai u detyrua të njoftonte publikisht dorëheqjen nga posti.

SHKARKO APP