Sportingu gati t’i ndryshojë emrin stadiumit në nder të CR7

Madhështia e Kristiano Ronaldos po arrin majat, ndonëse tashmë 34 vjeç dhe në sezonet e fundit të karrierës. Sipas asaj që shkruan gazeta sportive portugeze “O Jogo”, Sportingu i Lisbonës po mendon që të ndërrojë emrin e stadiumit të saj, “Jose Alvalades” dhe t’ja kushtojë pikërisht Kristiano Ronaldos.

Sportingu i Libonës ëndërron që Ronaldo ta mbyllë karrierën në klubin ku u formua dhe prej ku u nis drejt Mançester Junajtid për të filluar epokën e tij të lavidshme. Drejtuesit e klubit portugez duan që ta bindin CR7 në këtë aventurë të fundit, duke i titulluar stadiumin dhe duke i lënë dorë të lirë në të drejtat e emrit.

SHKARKO APP