Tension dhe kaos në sfidën Elbasani-Pogradeci, ndërpritet ndeshja kjo pas dhënies së penalltisë

Këtë të dielë, ndeshja Elbasani-Pogradeci u ndërpre për shkak të tensionit dhe dhunës. Në minutën e 5-të të takimit më të rëndësishëm në Grupin B në Kategorinë e Dytë, situata u tensionua së tepërmi, pasi arbitri i takimit Olsion Yzeiraj akordoi penallti për verdheblutë.

Lojtarët e Pogradecit kundërshtuan, e më pas sulmuan gjyqtarin. Sfida në “Elbasan Arena” u përfshi nga kaosi dhe rifilloi vetëm pas tetë minutash lojë.

Gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq lojtarin e liqenorëve, Alfred Zefi. Nga pika e bardhë shënoi kapiteni Gava për Elbasanin, duke elektrizuar stadiumin. Për mbarëvajtjen e rendit u angazhuan edhe FNSH si edhe Policia e Rendit.

SHKARKO APP