Tensione afër qendrave të numërimit në Elbasan

Forca të shumta policie janë parë në orët e fundit në qytetin e Elbasanit. Sikundër raportohet, forcat e policisë janë thirrur për të monitoruar nga afër qendrat e numërimit, pasi ka pasur tentative nga çunat problematikë për të hyrë në brendësi të tyre me qëllim deformimin e votës.

Burime mediatike bëjnë me dije se këta të fundit janë parë duke ushtruar presion ndaj numëruesve duke hyrë në ambientet e brendshme të numërimit. Një nga pikat që është marrë në kontroll nga policia është edhe ajo pranë pallatit të sportit ku po numërohen.
Pranë kësaj KZAZ ndodhet edhe nëndrejtori i policisë së Elbasanit. Ndërkohë që flitet se në drejtim të Elbasanit është duke udhëtuar edhe Yuri Kim për të monitoruar nga afër situatën.
Syri.net

SHKARKO APP