Tërmeti në Tiranë, deputetët shpëtojnë kokën. Dëme tek Komisionet

Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 5.2 ka goditur paraditen e sotme qytetin e Tiranës. Epiqendra mësohet se ka qenë midis zonës së Rrushkullit dhe Hamallajt në Durrës, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë të fuqishme në Kavajë, Tiranë, Lezhë, Fier, Vlorë dhe në pjesë të tjera të vendit.

Thellësia e tërmetit ishte 10 km. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe persona të plagosura. Ndërkohë mësohet se janë ndërprerë të gjitha mbledhjet e komisioneve.

SHKARKO APP