Tirana, Egnatia dhe Vllaznia kërkojnë sot kualifikimin në Conference League

Tirana, Egnatia dhe Vllaznia do të luajnë sot sfidat e kthimit në Conference League ku synojnë kualifikimin.  Gjithçka nis me sfidën Dinamo Batumi-Tirana e cila do të startojë në orën 19:00. Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë shanset janë të barabarta për të kaluar turin. Skuadra kryeqytetase do të provojë gjithçka për t’i siguruar vetes një ndeshje me Besiktasin në turin e dytë.

Më pas është radha e Egnatias që pret në “Elbasan Arena” Ararat Armenian në orën 20:00. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë dhe dominimit në lojë, rrogozhinasit kanë shpresat për një kualifikim historik.

Disi më e komplikuar situata për Vllazninë që kërkon një përmbysje të madhe në “Loro Boriçi” ndaj Linfield. Të besuarit e Migen Memellit u mposhtën në sfidën e parë me rezultatin 3-1, por shkodranët kanë besim se mund t’ia dalin dhe të kualifikohen në turin tjetër.

SHKARKO APP