Tottenhemi me mungesa të mëdha ndaj Liverpoolit, rrezikojnë edhe sfidën me Interin

Trajneri i Tottenham do të vuajë mungesat e disa lojtarëve të rëndësishëm në super sfidën e javës së 5-të të Premier League, pikërisht të shtunën në orën 13:30 kur Tottenham të presë kryesuesit e Liverpoolit.

Mesfushori Dele Alli nuk do të jetë pjesë e kësaj sfide ashtu si edhe portieri Hugo Lloris dhe mesfushori tjetër Sissoko. Kapiteni do të mungojë për disa javë bën të ditur klubi i Tottenham ndërsa Sissoko do të kthehet në stërvitje javën e ardhshme dhe ashtu si Lloris do të mungojë edhe në sfidën e parë të grupit B në Champions League ndaj Interit.

Mbetet në dyshim prezenca e Allit në takimin ndaj zikaltërve por gjasat më të mëdha janë që mesfushori të mos luajë pasi edhe nëse do të rikuperohet në kohë vështirë se Pochettino do të rrezikojë me anglezin.

SHKARKO APP