Tragjedi në futboll, lojtari 19-vjeçar ndërron jetë pas një ataku kardiak

Një tragjedi ka ndodhur në Itali ku ka ndërruar jetë futbollisti Marco Tampwo si pasojë e një ataku kardiak në zemër. 19-vjeçari ishte i izoluar në shtëpi pasi vetëm pak ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me covid-19.

Goditja në zemër ka qenë fatale për të riun, duke e lënë të vdekur në vend. Familjarët e tij kanë thirrur menjëherë ambulancën, por pa sukses.

Tampo ishe një futbollist me të ardhme të madhe, lindur në Itali dhe me origjinë nga Kongo. 19-vjeçari kishte nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Atletico Fiuggi, por pa mundur të debutojë. Lajmi ka tronditur të gjithë Italinë duke u përhapur me shpejtësi të madhe.

SHKARKO APP