Tre amendamentet, Bardhi: Propozimet nuk janë për interesin e PD-së, por për qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një prononcim për mediat, bëri me dije se nesër do të depozitojnë në Kuvend tre amendamentet e plota kushtetuese. Ai tha edhe se të treja çështjet nuk janë për interesin e Partisë Demokratike, por për shqiptarët.

“Grupi parlamentar i PD vendosi që të depozitojë disa amendamente kushtetuese për tre çështje madhore në interes të qytetarëve.

Së pari pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët që kanë lidhje me krimin e organizuar, rikthimin e legjitimitetit të zgjedhjeve përmes ndryshimeve kushtetuese, së treti një reformë të re territoriale që afron më shumë shërbimet tek qytetarët.

Autorizoj anëtarët në Komisionin e Ligjeve si grup për të finalizuar amendamentet. Të treja çështjet nuk janë për interesin e Partisë Demokratike, por për shqiptarët. Detyra e opozitës është të ofrojë zgjedhje për hallet e shqiptarëve”.

SHKARKO APP