Ulsi Manja 5 falënderime për Ilir Metën: Edhe njëherë… z. President, ishit korrekt, faleminderit!

Socialistët zbusin tonet e diskutimit me presidentin Ilir Meta. Deklaratat e forta të muajve qershor-korrik, ku Meta cilësohej si një i “çmendur” që po i frynte destabilitetit, i lanë vendin 5 falenderimeve që Ulsi Manja i bëri sot në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

Falenderimet e Ulsi Manjës

Ulsi Manja:  Zoti President, përpara se ta mbyllim mbledhjen, jeni i lutur të depozitoni çdo provë shkresore që mendoni se i shërben objektit të hetimit.

S’më ngelet gjë tjetër, t’ju falenderoj për praninë tuaj sot në Komision.

Por edhe për korrektesën tuaj ndaj pyetjeve të kolegevë. Jam i hapur për të bashkëpunuar deri në fund për hetimin e këtij dekreti.

Edhe njëherë tjetër, shumë faleminderit zoti President!

Flet Meta:  Unë ju falenderoj përzemërsisht që më dhatë mundësinë të rikthehem në këtë institucion kaq të dashur dhe të shtrenjtë për mua, ju uroj suksese në punët tuaja. Lidhur me këtë çështje nuk kam nevojë për dëshmitarë se veprimet e mia kanë qenë publike dhe i dinë gjithë shqiptarët. Nëse do duhen dokumente, institucioni i presidentit është i hapur, dhe do të ftoja zotin Fino për të ardhur sa më shpejt për të ardhur në Presidencë për të pirë një kafe me presidentin, se jo vetëm nuk ka qenë personale, por ai mbetet i preferuar.

Ulsi Manja: Edhe njëherë shumë faleminderit zoti president. Mbledhjen e deklaroj të mbyllur. Faleminderit mediat etj… Shumë faleminderit prapë (Sheh nga Meta).

Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.  Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.

SHKARKO APP