United arrin akordin me Barcelonën për mesfushorin e njohur

Barcelona dhe Manchester United kanë arritur marrëveshjen për transferimin në “Old Trafford” të mesfushorit holandez Frenkie De Jong. Sipas mediave spanjolle, palët kanë gjetur akordin për shifrën e 85 milionë eurove.

Diferenca ishte e dukshme fillimisht, pasi Djajtë e Kuq ofronin vetëm 60 milionë euro, por tashmë kanë vendosur që ta rrisin. Misioni do të jetë më i lehtë, pasi vetë trajneri Eric Ten Haag, i cili lancoi De Jong në nivele të larta, do të investohet për ta bindur mesfushorin t’i bashkohet në aventurën angleze.

Te Barcelona vetëm presin me interes që transferimi të kompletohet sa më shpejt, në mënyrë që të arkëtojnë para dhe të lirojnë vend për Lewandowskin.

SHKARKO APP