Vangjush Dako: Ben Blushi don të bëhet kryeministër

Pas replikave të Blushit me Ramën situata në kongresin e socialistëve duket se është agravuar. Ka qenë Arta Dade ajo që ka mbështetur Blushin duke cituar nenet e statutit të ri. Dade eshte revoltuar edhe me disa delegate qe flisnin nga vendi duke e nderprere me thirrje nga salla. Por, në foltore është çuar Vangjush Dako i cili është deklaruar edhe më parë kundër qëndrimit të Blushit.

“Kjo çështja e referendumit që propozon kryeministri nuk është fare në statutin e ri dhe më duket se kryeministri po e propozon që t’i bëjë qejfin Ben Blushit. Nuk mund të vazhdojmë të merremi me statutin pse do Ben Blushi të bëhet kryeministër. Është vota e popullit që të bën kryeministër dhe jo statuti” – tha Dako.

Pas tij, fjalën e ka marrë Edi Rama, i cili i është përgjigjur blushit sa i përket atyre që deputeti socialist listoi.

“Janë disa vetë që thonë duhet bvërë kështu se ne e gjykojmë kështu. Nuk mund të vazhdojmë me këto përpjekje për të manipuluar thelbin. Është e pa vërtetë që kryeministrin e Britanisë partia e fut në zgjedhje. Kryeministrin e Britanisë, partia e heq kur grupi parlamentar apo kongresi vendosin. Dhe në statutin e ri që ne miratojmë sot, këtë mundësi partia e ka” – tha kreu i PS.

SHKARKO APP