Veliaj: 0 lekë nga bashkia për koncertet, PD të mos telendisë artistët

Koncertet super të suksesshme të Ermal Metës dhe Rita Orës në Tiranë, të cilat mblodhën në shesh me mijëra adhurues të muzikës së tyre, kanë kushtuar 0 lekë.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Dita e 8” e gazetarit Alfred Peza, kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi se për ardhjen e dy këngëtarëve në Tiranë nuk është shpenzuar asnjë qindarkë.

“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, u shpreh ai.

SHKARKO APP