VIDEOMESAZH/ Basha:Ja si vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike nga Rama dhe oligarkët

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një videomesazh, sipas të cilit tregohet mënyra se si vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike nga kryeministri Rama dhe ata që PD-ja i quan oligarkë.

PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro.

Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, , abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë:

900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.

753 milionë euro kanë shkuar pēr fasada dhe luks

252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

 

SHKARKO APP