Vizita e fundit si President, Meta përshëndet me simbolin e shqiponjës nga Prishtina (FOTO)

Kreu i shtetit Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si President në Kosovë.

Në përfundim të ceremonisë, Meta ka bërë shqiponjën në Prishtinë teksa pranë tij ishte presidentja Osmani. Ditën e sotme, do të jetë i pranishëm edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës në një seancë të veçantë.

“Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë pranë njëra-tjetrës! 🇦🇱❤️🇽🇰”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

SHKARKO APP