Zgjatja e afatave të Vetting-ut/ PD bojkoton mbledhjen, ja çfarë vendosi PS-ja

Edhe këtë të premte përfaqësuesit e Partisë Demokratike e bojkotuan mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku do të shqyrtohej nisma e PS-së për ndryshimet kushtetuese.

”Në rendin e ditës është caktimi i relatorit nga opozita, miratimi i ekspertëve dhe ekspertizës dhe caktimi i detyrave nga ekspertët. Duke qenë se nuk vazhdojmë dot me pikën dy e tre për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës, në këtë mbledhje duke dëshiruar e duke kërkuar patjetër praninë e tyre në mbledhjen e ardhshme për të mirëfunksionuar mbledhja dhe për të ecur para me kalendarin e miratuar në mbledhjen e shkuar”, tha kryetarja e Komisionit, Lindita Nikolla.

Në mbledhjen e sotme, PS-ja miratoi edhe vendimin për t’ju drejtuar Komisionit të Venecias për një mendim lidhur me nismën për ndryshimet kishtetuese për zgjatjen e afateve të organeve të Vetting-ut.

SHKARKO APP