Kryemadhi: Rama nuk ka parë gjë akoma

Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi paralajmëroi kryeministrin se nuk ka parë gjë akoma.

Duke folur për gazetarët gjatë zhvendosjes së protestës nga Parlamenti te Kryeministria, Kryemadhi tha se opozita nuk do ndalë protestat derisa të marr fund sistemi i antivlerave që ka ngritur Rama.

“Nuk ka parë gjë akoma. Nuk është plotësuar asnjë kërkesë e studentëve dhe i kanë futur në një qerthull që e shton akoma më shumë mungesën e funksionimit të Universitetit. Jemi akoma në periudhën e sensibilizimit, shqiptarët janë sensibilizuarmë shumë se kushdo tjetër. Po sensibilizojmë socialistët në parlamentin e Edi Ramës dhe po sensibilizojmë dhe atë pjesë të Rilindjes e cila e kupton se çdo gjë ka marrë fund por është vetëm një zvarritje që shton më shumë dëmin në  radhët e PS sesa politikisht ndaj  opozitës. Protestat nuk do të ndalojnë derisa në Shqipëri të vendoset një sistem i vlerave dhe jo sistem i antivlerave që ka ngritur Rama.Të vendoset ai sistem ku çdo njeri që vjen në Shqipëri të mos e mendojë Shqipërinë si parajsën e drogës, seksit dhe parasë por si një vend europian”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se Edi Rama doli sot përpara shqiptarëve dhe i gënjeu pa pikë turpi. Kryemadhi u shpreh se Rama është mësuar që të shesë vota në këmbim të parcelave të hashashit, ndërsa sot bën hipokritin.

“Rama sot bëri hipokritin. Rama ka shpikur metodën e shitjes së votës në këmbim të hashashit. Ne nuk jemi kundër Europës. Ne kemi votuar reformën në drejtësi dhe asnjë pikë nuk është plotësuar. Si mund të ketë reformë zgjedhore kur bandat blejnë votat. Bandat kriminale në bashkëpunim me zyrtarët blenë shqiptarët”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi tha se Edi Rama bën politikën e bashkëpunimit me bandat e krimit.

“Edi Rama bën politikën e bandave të krimit. Bandat në bashkëpunim me shtetin kanë blerë shqiptarët. Shqiptarët po marrin arratinë kudo në Europë dhe më tej, sepse nuk shikojnë këtu as shpresë, asgjë, sepse vendi është marrë peng nga bandat e rrugës. Sa djem nënash ka që nuk dihet se ku janë. Shqipëria po lëngon. Ambasadorët ikin e vijnë, shqiptarët mbeten dhe për ta, Rama nuk po bën asgjë, por kryeministri po iu shkatërron jetën”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP