Tare i përfshirë në investigim për përfshirje në kompani bastesh!

Emisioni i njohur italian, “Report” në Rai 3, ka njoftuar se do të transmetojë mbrëmjen e sotme një investigim ku është i përfshirë edhe Drejtori Sportiv i Lazios, ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare. Në investigim do të transmetohet një hetim i Prokurorisë së Barit, që ka zbuluar një aleancë të mafies siçiliane, ‘Ndraghetës dhe klaneve bareze, për të investuar dhe ndikuar në botën e basteve.

Sipas prokurorisë, mes kompanive të ndryshme që do të përfshiheshin në këtë operacion, ishte edhe një subjekt shqiptar me ortakë Genti dhe Igli Tare, njëri konsull në Turqi dhe tjetri Drejtor Sportiv te Lazio në Serinë A. Në investigim do të analizohen edhe disa nga blerjet më të fundit të klubit bardhekaltër, përfshi edhe atë të Vedat Muriqit, për të cilin Lazio pagoi plot 17.5 milionë euro dhe thuhet se kanë përfituar 4 palë të ndryshme.

Hetimi i Prokurorisë së Barit është i hershëm, rreth 5 apo 6 vite më parë dhe plani për investimin i kompanive nuk u realizua, ndërsa vetë Tare ka mohuar gjithçka dhe është shprehur se nuk është marrë asnjëherë në pyetje për një çështje të tillë.

“Igli Tare nuk ka absolutisht lidhje me kompaninë shqiptare të basteve (Top Bast), në lidhje me të cilën, ashtu si edhe vëllai i tij Genti, nuk ka interes të drejtpërdrejtë ose indirekt. Teza e mbështetur nga gazetari dhe e atribuar prej tij në dokumentet hetimore, sipas së cilës “në fakt, kompania u përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare”, është thjesht e rreme, shkruhet në reagim.

SHKARKO APP