Tare: Lojtarët shqiptarë? Nuk është rastësi, këtë sezon shkojmë larg!

Igli Tare po kalon disa ditë pushime, por sërish është në qendër të mediave italiane. Drejtori sportiv bardhekaltër,  foli për mikrofonat e “Tg3 Lazio”, ku komentoi dhe situatën e merkatos.

“Ne mund të shkojmë shumë larg, e kemi transformuar plotësisht ekipin. Një ide e re e lojës, një trajner i ri, një mentalitet i ri. Pra, kushtet janë të mira. Jemi akoma një kantier ndërtimi i hapur, shpresoj që deri në fund të gushtit t’i japim formën e duhur skuadrës.

Unë mendoj se Lazio do të jetë protagoniste në ligën italiane sezonin e ardhshëm. Lojtarët shqiptarë? Nuk është rastësi, është një çështje besimi. Duke i njohur ata shumë mirë si lojtarë, mendova se mund të bënin për ne. Hysaj ishte një lojtar shumë i suksesshëm para se të vinte te Lazio”, u shpreh Tare për median italiane.

SHKARKO APP