Targat e personalizuara, 430 mijë lekë për “ZZ77ZZ” dhe “1K1NG”. Zhvillohet ankandi i parë

Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem rezervimi online për targat e serive të veçanta. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar ankandain e parë të targave të personalizuara.

Targa më e lakmuar dhe e paguar më shtrenjtë Targa “ZZ77ZZ” me disa ofertues u shit për 430,000 lekë, e pasuar nga targa “7ZZZ7″ dhe targa “1K1NG”!

Për të gjitha kategoritë, përveç vlerës së shërbimit, do të aplikohet edhe vlera prej 7,700 Lekë që përfshin tarifat standarde për pajisjen me targë/regjistrim mjeti pranë DRSHTRR-ve për automjetet*; ndërsa kjo vlerë për motomjetet është 6,700 Lekë.
*Për automjetet nuk përfshihen tarifa RBS, Kalim Pronësie ose ndryshim formati targe nga drejtkëndëshe në katrore.
Të gjithë aplikantët e këtij shërbimi do të kenë prioritet në kryerjen e procedurave, pa pritur në rradhë.

SHKARKO APP