Taulant Balla: Goditja ndaj bandave do të intensifikohet. Shqipëria ka dalë përfundimisht nga 10 vendet e para…

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka thënë sot në Kuvend se goditja e fortë ndaj grupeve kriminale do të intensifikohet çdo ditë.

Balla bëri me dije se viti 2023, shënoi numrin më të ulët të vrasjeve kriminale, ndërsa sipas një raporti, falë progresit të bërë, Shqipëria ka dalë nga 10 vendet e para me nivelin më të lartë të krimit të organizuar.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike janë prioritetet tona kryesore. Goditja e fortë ndaj grupeve kriminale do të intensifikohet.

Hetimet komplekse më prokuroritë po çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda.

Viti 2023 shënoi numrin më të ulët të vrasjeve kriminale. Iniciativa kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në raportin për vitin 2023, ka vënë në dukje se Shqipëria ka shënuar progresin më të madh duke ulur nivelin e kriminalitetit me 0.46 pikë duke e nxjerrë përfundimisht Shqipërinë nga 10 vendet e para me nivelin më të lartë të krimit të organizuar.

Jemi të bindur që pandëshkueshmëria duhet të vazhdojë edhe brenda Policisë së Shtetit“, tha Balla.

SHKARKO APP