Home POLITIKE Të dielën jan...

Të dielën janë zgjedhjet/ Gjana: Shehaj solli listë ”blof” me anëtarë. Kush bëri fushatë për Murrizin, s’ka të drejtë vote

23
0

Këtë të dielë në selinë blu do të mbahen zgjedhjet për kryetar. Jemin Gjana, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, ka deklaruar sot se 4 kandidatët e PD për kreun e ri, nuk kanë dorëzuar emrat e përfaqësuesve në 74 degët e të gjithë vendit. Gjana tha se Lulzim Basha ka sjellë emrat e tij të anëtarëve të Komisioneve, ndërsa 3 të tjerët nuk i kanë dorëzuar me pretendimin se nuk kanë kohë dhe janë në fushatë. Për kandidatin Agron Shehajn, Gjana tha se ka dorëzuar një listë ”nul” me anëtarët e Komisioneve, pasi ata nuk janë pjesë e PD-së.

“Përfaqësuesit e kandidatëve të tjerë nuk kanë sjellë asnjë emër që do i përfaqësojë në 76 komisionet e votimit. Është zhvilluar një diskutim i gjatë, madje njëri nga kandidatët. Shehaj dorëzoi pardje një listë që pasie verifikuam rezultuan se askush prej tyre nuk ishte anëtar i PD, është një listë blof, e papranueshme të bëhen lojëra të kësaj natyrë. Plotësimi i Komisioneve me përfaqësues të kandidatëve është e drejtë, jo detyrim. Nëse duan ta shfrytëzojnë, deri më tani po e zvarrisin përtej cdo kufiri dhe mbrëmë e km bërë të qartë, asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u verifikuar nga Komisioni Zgjedhor. Ne do presim deri në minutat e fundit, por në asnjë rast nuk do të delegohet pa bërë verifikimet”, tha Gjana.

Nga ana tjetër, para gazetarëve Gjana foli edhe për ”dezertorët” e PD-së që janë larguar dhe tashmë që procesi ka nisur, duan të garojnë. Kjo sipas tij, nuk mund të ndodhë, pasi Komisioni Zgjedhor i Partia Demokratike i ka verifikuar kandidaturat. “Asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u verifikuar nga Komisioni i PD, një njeri që ka shkuar të shoqërojë kandidatin për deputet të Murrizit apo Patozit, është i ditur që ka qenë në fushatë dhe s’mund të marrë pjesë. Ata që kanë bërë fushatë të fshehtë, s’mund të bëjmë, s’mund të hyjmë në shpirtin e secilit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit