Të martat e shenjta të Shën Ndout, kryeministri Rama poston foton e veçantë nga Kisha e Laçit

Që prej 19 marsit në kishën e Shën Ndout kanë nisur të martat e shenjta. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga Kisha e Laçit, ku sot është e marta e gjashtë e shenjtë e Shën Ndout.

Kisha e Shën Ndout në Laç prej vitesh është kthyer në vendin ku bashkohen mijëra qytetarë dhe besimtarë nga mbarë vendi. Deri më 13 qershor, e marta e çdo jave e kthen këtë kishë, që i kapërcen kufijtë fetarë, në epiqendër të lutjeve të qytetarëve nga të gjitha qytetet.

Vendi i shenjtë është bërë vendi i unifikimit të besimeve dhe besimtarëve, të cilët pa dallim feje besojnë në mrekullitë e njërit nga Shenjtët me të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë Europën.

SHKARKO APP