Të mërkurën PS-ja mbledh Asamblenë, zbulohet axhenda. Miratohet thirrja e Kongresit

Ditën e mërkurë datë 2 qershor, Partia Socialiste do të zhvillojë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, përmes së cilës do të thërrasë zhvillimin e kongresit të jashtëzakonshëm më 12 qershor. Mësohet se axhenda përfshin caktimin e datës së Kongresit, ndërsa po ashtu do të miratojë disa vendime që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste.

Sekretariati i PS-së, thuhet se do të japë informacion mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të Partisë. Pas Kongresit do të nisin analizat në çdo organizatë socialiste dhe qendër votimi për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa do të zhvillohen dhe zgjedhje në strukturat vendore dhe jo qendrore të partisë.

Kurse nga shtator deri në maj të 2022, në Partinë Socialiste do të nisë fushata e anëtarësimeve të reja, përmes të cilave Kryeministri Rama ka kërkuar shtimin e të rinjve, grupeve të interesit me qëllim arritjen e mbi 800 mijë votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nga ana e tij, kyeministri Edi Rama tha pak ditë më parë se shumë shpejt do të ketë një analizë të të gjithë strukturave të Partisë Socialiste dhe u bëri të qartë të gjithë atyre që nuk arritën objektivat se do të largohen. Po ashtu njoftoi se do të ketë dhe një proces të hapjes së partisë si dhe ftoi të gjithë deputetët që të nisnin punën për zgjedhjet e vitit 2023 dhe ato të vitit 2025.

SHKARKO APP