Tensionet në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Një minoren është sulmuar
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2022/12/1671736773_XhelalSveclakonferencefotoRidvanSlivova1e16309150514341200x630120221130221759qost-1.jpg)
Situata në veriun e Kosovës, sa vjen dhe përkeqësohet. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se një fëmijë i moshës 14-vjeçare është sulmuar sot në Mitrovicën e Veriut, më konkretisht në lagjën “Kroi i Vitakut”.
Sveçla në një konferencë për media, ka thënë se fëmija ka pësuar lëndime trupore, dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Sapo më njoftuan, se rreth orës 14:00, një 14 vjeçar, banor i Kroit të Vitakut është sulmuar nga grupe kriminale duke shkuar në lagjën ku banon”.