Ter Stegen del kundër Xavit: Ishte karton i kuq rasti i Araujos

Portieri i Barcelonës, Ter Stegen mendon ndryshe nga trajneri Xavi. Spanjolli protestoi për kartonin e kuq të Araujos, pasi ishte i padrejtë sipas tij, ndërkohë që “gardiani” gjerman beson se gjithçka ishte e rregullt.

“Jam shumë i zhgënjyer. Kualifikimi ishte i mundur, por rezultati thotë të kundërtën.

Araujo? Unë isha gati të dilja për të kapur topin … Nëse bën një faull të tillë atëherë është karton i kuq. Gjithçka ndryshoi prej atij momenti. Por i kuqi qëndron.

Nëse nuk do të kishim pësuar golin e parë dhe do të shkonim në avantazh në pushim, do të kishim mundësinë të luftonim në pjesën e dytë”, deklaroi 31-vjeçari.

SHKARKO APP