Terzic para Realit: Nëse do të fitosh, duhet të mposhtësh më të mirët!

Trajneri i Dortmund, Terzic duket besimplotë para finales së Champions League që do ta vendosë kundër Real Madridit.

“Unë jam plotësisht i bindur se çdo gjë është e mundur në një ndeshje të vetme dhe nëse dikush ka treguar se mund të arrish shumë në një ndeshje, jemi ne, veçanërisht këtë sezon, veçanërisht në këtë kompeticion!

Gjëja më e rëndësishme është se nëse kërkon të fitosh Ligën e Kampioneve, duhet të mposhtësh kampionët. Kundër kemi kampionët absolutë në historinë e futbollit dhe veçanërisht në këtë kompeticion”, deklaroi Terzic.

SHKARKO APP