Teuta fiton ndaj Kukësit, vendos një gol fantastik i Grudës (VIDEO)

Teuta bën detyrën në shtëpi dhe merr tre pikët përballë Kukësit. Në Niko Dovana, skuadra e trajnerit Edi Martini fitoi me rezultatin 1-0 teksa heroi i sfidës ishte sulmuesi Ildi Gruda.

Në minutën e 26-të ai realizoi një gol mjaft të bukur teksa kaloi me parabël portierin Tafas. Megjithatë, Kukësi e pati shansin e barazimit duke qenë se në minutën e 43-të sulmuesi Barbosa u vendos te pika e 11-metërshit.

Portieri Pano Qirko kuptoi krahun dhe ndali goditjen duke ruajtur avantazhin e “Djemve të Detit”. Kaq për pjesën e parë teksa në fraksionin e dytë, ishin sërish durrsakët që patën një mundësi të artë për të dyfishuar me anë të Grudës.

Këtë herë sulmuesi e kaloi sërish portierin Tafas, por në fund u shfaq Bytyçi që e largoi sferën në vijën fatale. Në minutat e mbetura, vendasit e menaxhuan më së miri avantazhin dhe dolën me tre pikë shumë të rëndësishme për vijimësinë e sezonit teksa ngjiten në kuotën e 28 pikëve në vendin e shtatë të renditjes. Kukësi mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit me 25 pikë në vendin e nëntë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

SHKARKO APP