Home Sporti “The Su...

“The Sun”: Chelsea mund të luante gjithë natën dhe s’do të shënonte ndaj Juves!

110
0

“The Sun” ka analizuar me detaje humbjen e Chelsea-t ndaj Juventusit. Në komentin e sajtit të njohur evidentohet fakti që skuadra e Tuchel ka filluar të shfaqë problemet e epokës kur në krye të skuadrës ishte Lampard.

“Mendoj se Chelsea mund të luante gjithë natën kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe ende nuk do të gjente golin. Kjo ishte një nga ato netët ku futbollistët dhe Tuchel duhet të marrin fajin e përbashkët.

Mungesë e imagjinatës dhe cilësisë në sulm, Tuchel duhet të gjejë një formacion të qëndrueshëm dhe ta përsosë atë. Sepse kjo ishte humbja e dytë radhazi dhe e para në fazën e grupeve të Championsit në 12 ndeshje. Duhet të gjejnë një zgjidhje sa më parë”, shkruhet në komentin e Simon Phillips. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit