Thirrja e fortë nga qytetarët: Policisë po i mbeten djemtë e Shqipërisë në dorë

Dhjetëra qytetarë në shenjë homazhesh, kanë ndezur qirinj për 32-vjeçarin Lear Kurti, para ambienteve të Ministrisë së Brendshme. Pas protesës së mbajtur para Ministrisë së Brendshme, qytetarët po mbajnë një marshim drejt Kryeministrisë.

”Policisë po i mbeten djemtë e Shqipërisë në dorë. Ju jeni vrasës dhe këtë e dinë i madh dhe i vogël. Ajo çfarë duhet të bëjmë ne është t’i themi boll kësaj paçavureje”,-tha një protestues.

Të pranishëm në protestë kanë qenë edhe përfaqësues të Rithemelimit të PD-së, si Klevis Balliu dhe të rinj të FRPD-së. Lear Kurti ndërroi jetë një ditë më parë në duart e policisë.

SHKARKO APP