Tifozët e Chelsea-t “të dashuruar” me Brojën, e krahasojnë me Drogba dhe Diego Costën

Tifozët e Chelsea-t kanë një simpati të veçantë për Armando Brojën. Edhe pse sulmuesi i Kombëtares sonë ka veshur pak herë fanellën e Bluve të Londrës vlerësimi për të ka qenë gjithmonë i madh.

Shumë prej tyre kanë reaguar në “Twitter” duke mos i kursyer as krahasimet me Drogba. Më poshtë do ju sjellim disa prej tyre.

@PhilipJamal: Ky djalosh është i destinuar për majat e futbollit. Shpresoj shumë që të mbetet tek Chelsea.

@CesCardenasV: Finalizim fantastik. Gol tipik si Drogba.

@BlueKD_: Është Diego Costa 2.0. Përfundimisht është e njëjta prerje.

/R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP