Tifozët e Liverpoolit lënë pa gjumë yjet e Realit gjatë natës (VIDEO)

Liverpooli dhe Reali i Madridit do të përballen mbrëmjen sotme për fazën e 1/8-ve të Champiosn Lerague. Një duel, i cili duket se ka nisur menjëherë sapo kampionët në fuqi kanë mbërritur në tokën angleze.

Lojtarët e drejtuar nga Ancelotti janë përballur me një situatë të pazakontë gjatë natës. Një grup tifozësh anglezë, i bënë një surprizë të pakëndshme në hotelin Hotelin Innside, vetëm katër kilometra larg “Anfield”, aty ku po qëndronin spanjollët.

Ata shpërthyen fishekzjarrë duke tentuar t’u prishin gjumin futbollistëve madrilenë. Përballja e sotme është një përsëritje e finales së vitit të kaluar, të cilën Reali i Madridit e fitoi një gol të realizuar nga Vinicius.

SHKARKO APP