Tifozët e Newcastle mbledhin fonde, do të vijojnë projektin që la në mes Christian Atsu

Christian Atsu u gjet nën rrënoja pas tërmeteve që shkaktuan më shumë se 45 mijë viktima në Turqi dhe Siri. 31-vjeçari, futbollist i Hatayspor (Turqi), me një të kaluar në Premier League ka prekur shumë persona, teksa trupi i tij do të prehet në vendlindjen e tij, në Ganë.

Përveç se një futbollist me vlera, Atsu për një kohë të gjatë ndihmonte njerëzit në Ganë, duke ndërtuar shkolla dhe dhënë ndihmë në ushqime dhe veshje.

Atsu kishte nisur të ndërtonte një tjetër shkollë në Ganë, por që fatkeqësisht u nda nga jeta, tifozët e Newcastle kanë nisur mbledhjen e fondeve. Veç duartrokitjeve, minutës së heshtjes dhe respektit për ish-futbollistin e tyre, sportdashësit kanë nisur edhe fushatën e mbledhje së ndihmave.

SHKARKO APP