Home Sporti Tirana mund K...

Tirana mund Kukësin 1-0 në ”Air Albania”, një fitore e sforcuar

70
0

Tirana mundi Kukësin 1-0 në “Air Albania”. Tentativa e parë serioze e takimit erdhi në minutën e 10-të, atëherë kur Beshiraj vendosi në provë portierin Abdullahu. Pak më pas, Jonuzi shkaktoi drithërima në stadium, gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve. Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli e filloi mirë pjesën e dytë, Beshiraj “flirtoi” me golin. Në minutat e fundit, kujdesi në prapavijë u shtua tek të dyja skuadrat. Goli i fitores te bardheblutë mban firmën e Abazaj, në minutën e 88-të.

Me këtë rezultat, Tirana renditet në vendin e katërt me 43 pikë, po aq sa ka Dinamo që nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave. Komplikohet në maksimum mbijetesa e Kukësit, skuadër që mbyll klasifikimin me 26 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit