Tirana mund me lehtësi Bylisin dhe merr kreun e renditjes, Patrick shkëlqen me tripletë

Tirana përfiton nga hapi fals i Partizanit dhe merr tre pikët ndaj Bylisit, duke u shkëputur të vetëm në krye të renditjes së Superiores me 31 pikë, dy më tepër se Të Kuqtë.

Bardheblutë e nisën mjaft mirë sfidën ndaj Bylisit duke zhbllokuar sfidën me anë të Hasanit në minutën e 10-të. Në minutat 28-të dhe 32-të ishte sulmuesi Patrick që dërgoi dy herë topin në rrjetë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 3-0.

Pjesa e dytë ishte një formalitet, me ballshiotët që provuan të reagojnë me golin e Souzës në të 60-ën, por 10 minuta më vonë ishte sërish Patrick që shënoi golin e katërt për Tiranën e të tretin personal, duke marrë në shtëpi edhe topin e ndeshjes.

SHKARKO APP