Tirana ndalet ndaj Erzenit, Skënderbeu mund Kukësin

Tirana dhe Erzeni nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Trajneri i shijakasve, Skerdi Bejzade, bëri debutimin, por skuadra nuk shkoi më shumë se barazimi.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte tjetër histori. Erzeni kaloi në avantazh me Zekën në minutën e 75-të, por vetëm 6 minuta më vonë, Abazaj vendosi baraspeshën. Tirana mban vendin e katërt me 34 pikë, ndërsa Erzeni renditet në vendin e tetë me 23 pikë.

Skënderbeu u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti minimalisht Kukësin në shtëpi. Korçarët iu falën golit të shënuar nga Ermir Rashica në minutën e 6-të, për të marrë 3 pikë të arta. Kjo fitore, e dërgon Skënderbeun në kuotën e 28 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Kukësi mbetet i fundit me 19 pikë.

SHKARKO APP