Tjetër barazim 1-1 në Superiore, Vllaznia bën “paqe” me Teutën (VIDEO)

Nuk kanë fund barazimet 1-1 në javën e dytë në “Abissnet Superiore”. Deri më tani të tre sfidat e luajtura kanë përfunduar me të njëjtin rezultat. Në Shkodër, Vllaznia nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë kundër Teutës.

Kampionët e Shqipërisë mbetën me një futbollistë më pak në shtesën e pjesës së parë pas ndëshkimit me karton të kuq të Tedorovskit. Vllaznia e shfrytëzoi më së miri avantazhin numerik duke kaluar në avantazh në minutën e 58-të me një gol të shënuar nga da Silva.

Skuadra e Martinit gjithsesi arrin të gjejë forcat duke barazuar rezultatin me një gol të bukur me kokë të Koubemba. Në fundin e shtesës së ndeshjes, Vllaznia shënoi dhe golin e avantazhit, por arbitri i ndihmuar me VAR akordoi pozicion jashtë loje. Një pikë që i lë të dyja skuadra në krye të renditjes me 4 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP