Tjetër skandal seksual në Angli, arrestohen dy lojtarët e Premier League

Premier League është mbërthyer nga një skandal seksual, pasi dy lojtarë, të dy 19-vjeçarë, janë arrestuar për sulm seksual. Sipas Daily Mail, ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e premte, në stadium.

Vajza në fjalë ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërsa një prej lojtarëve është ndalur menjëherë, brenda në stadium, përpara ndeshjes, ndërsa lojtari tjetër është arrestuar një ditë më pas.

Klubi ku bëjnë pjesë të dy lojtarët është mjaftuar duke theksuar se çështja është në dorë të policisë, duke mos dhënë detaje të tjera. Për momentin, emrat e dy lojtarëve dhe klubit ku luajnë nuk janë bërë publik.

SHKARKO APP