“Topi i Artë”, L’Equipe më 8 tetor do të zbulojë 30 kandidatët

Pandemia që goditi të gjithë planetin në vitin 2020 gjithashtu solli dhe dështimin për dhënien e Topit të Artë, i cili me shumë gjasa do të përfundonte në duart e Robert Lewandowski.

Kush do të jetë pasardhësi i Lionel Messit dhe futbollisti që do ta mbajë këtë trofe? L’Equipe njoftoi se emrat e 30 finalistëve do të zbulohen të premten , më 8 Tetor në orën 17.30; përveç tyre, do të zbulohen edhe kandidatët për Topin e Artë të femrave, Çmimin Puskas dhe Çmimin Yashin.

Ceremonia dhe ndarja e çmimeve do të zhvillohet të hënën më 29 nëntor në orën 20:30, në “Teatrin du Châtelet” në Paris. Lionel Messi përflitet si një nga kandidatët potencial, dhe që mund të sfidohet nga Jorginho dhe Lewandowski. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP