Torturuan dhe trafikuan një grua për të disatën herë, arrestohen 6 persona në Kinë

Gjykata kineze dënoi të premten gjashtë persona me burg, me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe abuzimin e një gruaje, fotot e së cilës janë publikuar në internet, ku shihej e lidhur me zinxhir në qafë, gjë që shkaktoi një protestë publike.

Gruaja, e cilësuar si “Little Huamei” (Lulja e Vogël) në dosjet e gjykatës, mendohet se është rrëmbyer dhe shitur në disa raste dhe se ka lindur tetë fëmijë nga abuzimet e kryera me të.

Gjykata e Mesme Popullore Xuzhou dënoi Dong Zhimin me nëntë vjet burg si të dyshuarin kryesor të ngjarjes dhe pesë shtetas të tjerë me dënime, që varionin nga tetë deri në 13 vite burgim për rrëmbimin, shitjen dhe abuzimin e Huameit.

Herën e parë që u rrëmbye, ajo u mor nga provinca e saj e origjinës Yunnan, në jugperëndim të Kinës, në fillim të vitit 1998 dhe iu shit një fermeri, për 1,180 dollarë.

Nga viti 1999 deri në vitin 2017, ajo ishte nuk ishte në gjendje të kujdesej për veten dhe të komunikonte me të tjerët, sipas dokumenteve të gjykatës. Pasi i dyshuari e mbajti të lidhur me zinxhirë në një dhomë të errët, pa energji elektrike ose ujë të rrjedhshëm.

Midis 1999 dhe 2020, ajo lindi tetë nga fëmijët e Dong dhe që atëherë është diagnostikuar me skizofreni.

Ky rast shkaktoi bujë në mediat sociale kineze pasi videot e Little Huamei të lidhur me zinxhirë u shfaqën në internet.

Autoritetet lokale fillimisht pretenduan se nuk kishte pasur trafik, por kallëzimet penale u ngritën në vitin 2022 pasi qeveria qendrore formoi një ekip të posaçëm hetimor për të shqyrtuar rastin.

SHKARKO APP