Tottenham fiton Derbin e Londrës dhe zhyt në krizë Chelsea-n (VIDEO)

Tottenham ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Chelsea-t, 2-0 në atë që cilësohet si Derbi i Londrës. Pjesa e parë foli më shumë për ekipin e Potter, por pa mundur të gjenin rrugë drejt rrjetës duke bërë që të mbyllej pa gola.

Gjithçka ndryshoi në sekondat e para të pjesës së dytë, teksa Oliver Skipp do të zhbllokonte ndeshjen me një super gol, i cili është i pari për të në Premier League.

Në minutën e 82-të, Tottenham do të dyfishonte shifrat. Pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Heung-Min Son, Dier asiton Harry Kane, i cili tregoi insektin e sulmuesit për të vulosur derbin.

SHKARKO APP