Tragjedi në familjen e Ballack, djali i tij ndërron jetë pas një aksidenti

Tragjedi në familjen e Michael Ballack. Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni i njohur i kombëtares gjermane, ka humbur djalin e tij ditën e sotme në një aksident rrugor.

Emilio Ballack ishte vetëm 18 vjeç, por aksidenti fatal që ka ndodhur në Lisbonë të Portugalisë i ka marrë jetën. Mediet portugeze raportojnë se incidenti tragjik me mjetin e tij lëvizës me katër rrota, ndodhi në një ngastër toke pranë një shtëpie që Michael Ballack e bleu disa vjet më parë.

Emilio ishte një nga tre fëmijët e Ballack që ish-futbollisti gjerman ka me ish-gruan: Simone Lambe. Ai lindi në vitin 2002, një vit pas djalit të madh, Louis, dhe tre vjet para se më i riu, Jordi. Michael Ballack njihet nga të gjithë për karrierën e tij fantastike në futboll, ku u aktivizua me Bayernin, Leverkusenin dhe Chelsea-n.

Filho de Michael Ballack morre em despiste de moto 4 em Tróia | MAISFUTEBOL

 

SHKARKO APP