Home Euro 2020 Trajneri i Au...

Trajneri i Austrisë dhe Alaba njëzëri: Italia favorite, por ne duam një vend në çerekfinale!

10
0

Në prag të sfidës kundër Italisë në “Euro 2020”, Austria beson se mund të bëjë surprizën e madhe. Edhe pse të kaltrit deri më tani kanë zhvilluar një futboll të bukur, kjo nuk i ka trembur aspak austriakët, që janë gati për t’i sfiduar. Në konferencën për shtyp folën trajneri Franco Foda dhe kapiteni David Alaba, duke vlerësuar “axurrët”, por dhe duke i sfiduar.

“Kemi arritur diçka të jashtëzakonshme, ka shumë entuziazëm. Italia ka shumë kualitetet, mbi të gjitha në mbrojtje, por edhe ne kemi një plan. Ata luajnë me shumë shpejtësi kur kanë topin. E dimë që për të kaluar turin kemi shanse më të pakta, por mund të arrish shumë gjëra në jetë me përqindje të vogël. Kur je në raundin e 1/8-ve, kërkon të sigurosh një vend për në çerekfinale.

Ne jemi të vendosur për të shkuar në Mënyh. Është një moment special për ne. Luajmë për herë të parë në një fazë të tillë. Mezi po presim që të zbresim në fushë dhe të marrim një rezultat të mirë. Italia është përmirësuar shumë në dy vitet e fundit, luan një lojë të shkëlqyer. Do të jetë e komplikuar, por edhe ne do ta themi fjalën tonë, në futboll gjithçka është e mundur, deklaroi trajneri Foda.

Në të njëjtën linjë ishte dhe deklarata e Alaba-s: “Kemi shumë pritshmëri, atmosfera është e shkëlqyer. Duam të vijojmë që të tregojmë vlerat tona. I kemi analizuar pikat e tyre të forta dhe të dobëta dhe do të kërkojmë që t’i shfrytëzojmë”. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit