Trajneri i Bayernit: I tronditur dhe pak i frikësuar nga sulmet në Ukrainë

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me situatën në Ukrainë, pas pushtimit nga ana e Rusisë.

“Jam i tronditur dhe pak i frikësuar që një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në një vend kaq afër, ku kemi qenë para pak kohësh dhe ku kemi kaluar një ditë shumë të bukur.

Imazhet e tmerrshme që po shikojmë tani nga Ukraina më lënë pa fjalë. E dënoj me bindje luftën”, tha Nagelsmann, duke kujtuar ndeshjen kundër Dinamos së Kievit.

SHKARKO APP