Home Sporti Trajneri i Sp...

Trajneri i Spanjës: Grupi i vështirë, nuk duhet harruar as Shqipëria që doli e para në grup

672
0

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka folur për shortin e Euro 2024, me skuadrën e tij të shortuar në të ashtuquajturin “grupin e vdekjes”. “La Roja” do të përballet me Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë në Grupin B të kompeticionit.

“Nëse nuk është grupi më i vështirë, është një nga më të vështirët. Nuk do të them atë fjalinë klishe, që të gjitha skuadrat janë të vështira, por pa dyshim që është një grup shumë i fortë.

Italia është kampione e Europës, Kroacia kualifikohet gjithmonë në faza të avancuara dhe megjithëse nuk janë në maksimumin e tyre, janë skuadra historike. Dhe nuk duhet harruar Shqipëria, e para në grupin e saj.

Asnjë ekip nuk dëshiron të përballet me Italinë. Edhe Kroacia është një skuadër që ne e njohim mirë nga finalja e Ligës së Kombeve, ka arritur rezultate spektakolare dhe ka lojtarë të mrekullueshëm”, shpjegoi De la Fuente kur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit