Trazirat në derbi, dënohen Tirana dhe Partizani për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të Disiplinës për parregullsitë e shkaktuara në duelet e javës së kaluar. 3 skuadra të Superiores, Skënderbeu, Tirana dhe Partizani janë gjobitur për sjellje të gabuar të spektatorëve.

“KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, dënohet me gjobë në masën 400 000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve”, lexohet në vendimet e Disiplinës.

SHKARKO APP